Banori i Big Brother Kosova rezulton pozitiv me HIV-AIDS


Gjon Karrica ishte një ndër banorët i cili arriti të marrë një vëmendje tepër të madhe në Big Brother Vip Kosova.

Ai u pëlqye në masë të madhe nga publiku, mirëpo fatkeqësisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u detyrua që ta linte në mes garën e nisur.Së fundmi, bëhet me dije sipas mediave vendase se Karrica ka dalë pozitiv me Hiv-Aids.

“Indeksonline” thekson se ai është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke mos dhënë më tepër detaje.

Indeksonline vazhdimisht ka raportuar për gjendjen shëndetësore të Gjon Karricës, banorit të “BBVK” i cili u sëmurë papritmas gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Burime të Indeksonline brenda QKUK-së bëjnë më dije se i njëjti ka dalë pozitiv me HIV-AIDS. I njëjti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Kujtojmë që Gjon Karrica për shkak të problemeve shëndetësore është larguar nga shtëpia. Ai ishte një nga favoritët për te fituar cmimin e madh 200 mijë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *