Sa paguhesh në “Big Brother Vip Kosova”? Përgjigjet moderatorja Jonida Vokshi


“Big Brother Vip Kosova” ka nisur tashmë prej një jave, nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, mes shumë angazhimeve, kjo e fundit ka gjetur pak kohë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilëve iu ka dhënë mundësinë t’i drejtojnë pyetje.

Sigurisht pjesa më e madhe e pyetjeve ishin në lidhje me programin “Big Brother Vip Kosova”, për të cilin kurioziteti nis që nga emri “nysa” që moderatorët kanë përgjedhur për të përshëndetur banorët.

“Çfarë kuptimi ka fjala nysa?”– e ka pyetur një ndjekës Jonidën, e cila sqaroi: “Atëherë, nys përveçse fjalë përkëdhelëse është syn (lexuar nga fundi në fillim) dhe në kosovë përdoret shumë syn (syri), Big Brother ju vëzhgon”.

Që tani kanë nisur flirtimet e para dhe aludimet për romanca në shtëpinë e “BBV Kosova”, por ja çfarë mendon Jonida për këtë gjë.

“A mendon se do bëhet ndonjë çift në “BBVK”?”– e pyeti dikush moderatoren, e cila me një foto të Getinjos dhe Stresit së bashku me një banore tjetër, përgjigjet duke shkruar: “Ne mbarojm të duhen njerëzit sa më shumë”.

Një tjetër pyetje që iu drejtua Jonida Vokshit në këtë “intervistë” virtuale ishte në lidhje me rrogën e saj si moderatore e “BBV.”Fare hapur, ndjekësi i shkruan Jonidës: “Sa paguhesh për “Big Brother”? e përgjigja e moderatores ishte, “E bëj për pasion”, shoqëruar me disa figura të qeshurash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *