Kejvina Kthella hesht pas ‘Big Brother VIP’, Por Habit Me Veprimin Për Luizin


Ngritja e zërit, ofendimet dhe shuplakat janë zëvendësuar me “heshtje” nga Kejvina Kthella. Jo më larg se një javë më parë ajo ishte kryefjalë e mediave për një situatë me Luizin në “Big Brother VIP”, ku qëlloi këngëtarin dy herë me shuplakë.

Ajo nuk është shfaqur në asnjë program televiziv, teksa duket se “është zhdukur” edhe nga mediat sociale ku nuk ka bërë asnjë postim.Megjithatë, disa lëvizje në Instagramin e saj nuk i kanë shpëtuar syrit tonë. Fillimisht, Kejvina ka fshirë postimin e fundit nga “feed” i Instagramit ku ishin postuar dy foto të sajat brenda “Big Brother VIP”.Por, për habinë e të gjithëve ajo ka lënë ende në profil një video që ishte postuar me Luizin. Madje, këtë të fundit ende e ndjek në Instagram.

Si duket modelja ka zgjedhur mos të tregojë revoltë ndaj Luizit në mediat sociale, ku madje humbi dhjetëra mijëra ndjekës pas veprimit të saj. Ndoshta Kejvina është penduar?Vlen të theksohet se si shumë personazhe të tjera, edhe profili i Kejvinës menaxhohet nga njerëz të tjerë. Kështu, nuk përjashtohet mundësia që ky të jetë një veprim i menaxherëve të saj dhe jo i vetë Kejvinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *