Tamam si një familje e vërtetë! Puthje e përqafime mes Kiarës, Luizit dhe Arbanës së vogël (video)


Kiara dhe Luizi ishin çifti i radhës që duhej të përkujdeseshin për “Arbanën” e vogël. Në momentet kur ata përpiqeshin të qetësonin beben, mes tyre pati shumë batuta, puthje e përqafime.shih videon

Kiara dhe Luizi prej pak orësh janë futur në dhomën e bebes së vogël, për tu përkujdesur për të.Gjatë kësaj kohe, mes tyre u zhvilluan shumë biseda, mes të cilave edhe ndjesitë që Kiara ka karshi Luizit.shih videon

Ky i fundit e ka pyetur gjithmonë Kiarën se çfarë ndjen për të, por ajo i është përgjigjur duke i thënë se e ka shumë xhan, ose në raste të tjera, thjesht është shmangur.

Sot, Kiara i tha Luizit se e ka shumë përzemër, por edhe se ai e acaron shumë atë. Sipas Kiarës, fakti që ajo shfryhet tek ai kur është me nerva, nënkupton që e ka përzemër, pasi vetëm me këta persona, mund të hapet për çështje të ndryshme.

Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit, nuk po ‘lë rehat’ Kristin.Ai tha se ata nuk merren vesh, pasi Luizi mendon që Kiarën e ka grua, ndërsa Kiara me mendje ka ngelur ende tek ‘date’ i parë, sipas tij.

Dea nga ana tjetër i tha Kristit se Kiara po e lejon vetë një gjë të tillë dhe fakti që e bën këtë, tregon se ka një arsye të fortë.Ndërsa Amos, i tha Kristit se kjo situatë e ka bërë atë shumë nervoz. Ai shtoi se, fjala që i tha Kiarës, ishte shumë e rëndë edhe pse ai u përpoq ta rikuperojë më pas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *