Edhe pse Luiz Ejlli herë pas here e ngacmon Bjordi Mezinin, ky i fundit tregohet mjaft i sinqertë me të. Regjisori është një nga banorët që flet hapur me këngëtarin. Mëngjesin e sotëm ai i tha edhe mendimin e tij sa i përket Kiara Titos dhe raportit që ata të dy kanë ndërtuar.
Ata ndodheshin në oborr dhe Mezini i tha Ejllit se atë nuk e bind fare Kiara. Sipas mendimit të tij, Kiara ose e ka marrë situatën në dorë.
Ndërsa më vonë gjatë ditës, Bjordi i tha Luizi se ‘është lojtar i fortë por mund të jetë edhe më i fortë’.
Pjesë nga biseda:
Bjordi: Je lojtar i fortë
Luizi: E?
Bjordi: Je lojtari i fortë
Luizi: Unë? A thua?
Bjordi: Mund të jesh edhe më i fortë, edhe këtë ta them me zemër.
Luizi: Po pres Maestron, më ka lënë pafjalë
Bjordi: Po ty ça të ka bërë?
Luizi: Nuk ma merrte mendja se do dilte në nominim
Bjordi: Po pse e dominove?
Luizi: E meritonte